TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Nëntor 2023, 09:38

U kap me heroinë, arrestohet 45-vjeçari në Berat

Shkruar nga Pamfleti

U kap me heroinë, arrestohet 45-vjeçari në Berat

Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Berat pasi u kap me kokainë të ndarë në doza, gati për shitje.

Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasin Bledar Pupuleka.

“Nga hetimet intensive dhe kontrollet e pandërprera në të gjithë territorin e qarkut, të kryera në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Berat arrestuan shtetasin B. P., 45 vjeç, banues në Berat. 45-vjeçari u kap në flagrancë, në lagjen “22-Tetori”, teksa mbante me vete, një sasi lënde narkotike heroinë, të ndarë në doza, për shitje në lagje të ndryshme të qytetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

heroine berat arrestim

Lini një Përgjigje