TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Nëntor 2023, 09:29

Shkatërrimi i bandës në Itali/ Familja shqiptare në krye të organizatës kriminale, mes të arrestuarve edhe ish polici i Durrësit

Shkruar nga Pamfleti

Shkatërrimi i bandës në Itali/ Familja shqiptare në krye

Një bandë e trafikut të drogës është shkatërruar në Itali dhe në krye të saj ishte një familje shqiptare e cila ka lëvizur sasi të mëdha marijuanë, kokainë, hashash dhe heroinë.

Sipas mediave italiane në krye të bandës ishin babai, nëna dhe djali, të tre me banim në Ponte di Piave në provincën e Trevisos të cilët u arrestuan në Tiranë, më 16 nëntor.

Kryefamiljari, 54 vjeç, u cilësua nga Fiamme Gialle si një sipërmarrës i vërtetë i drogës. Një profesionist që lëvizte me vëmendje dhe që arriti të bënte fitime mijëra euro si në të mira materiale ashtu edhe në para.  Veprimtaria hetimore bëri të mundur zbërthimin e një shoqate kriminale të trafikantëve të drogës. 

Arrestimet

Në kuadër të me operacionit u prangosën 19 persona, 14 nga të cilët u lanë në bord dhe 5 në ‘arrest shtëpie’. Në pranga kanë rënë 18 shqiptarë dhe një italian, ky i fundit shofer kamioni. Operacioni ka zgjatur për më shumë se 2  vjet dhe u kooridnuar nga Zyra e Prokurorit të Qarkut të Venecias.  Akuza për nëntëmbëdhjetë të arrestuarit është ai i bandës kriminale që synon trafikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike.

Në pranga kanë rënë Ardian Korriku, 54 vjeç, Jurgen Korriku, 27 vjeç dhe Etleva Adami 46 vjeç të cilët dyshohet se janë pjesë e një organizate kriminale që shpërndante kokainë dhe kanabis në Itali. Mes anëtarëve të bandës ishte edhe Fatos Hasku, ish-efektiv i policisë kufitare në Durrës.

Mes anëtarëve të bandës ishte edhe Fatos Hasku, ish-efektiv i policisë kufitare në Durrës.

50-vjeçari u arrestua me 24 kg heroinë të cilat i mbante në valixhe e ndarë në 43 pako, i cili e kishte fshehur drogën në brendësi të automjetit të tij tip “Mercedes”.

Sipas mediave italiane, droga ishte e destinuar për t’u shitur në “sheshet” e trafikut të Tarantos. Ndërsa arrestimi i shqiptarit u bë në periferi të qytetit.

Fatos Hasku dyshohet se ka qenë një prej policëve të përfshirë në trafikun e drogës edhe gjatë vitit 2016.

Emri i tij del në raportet që i janë nisur Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe Shërbimit të Ankesave në Ministrinë e Brendshme për përfshirjen e policisë në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit për periudhën 3 mars 2016 deri më 9 mars 2017.

shkatërrimi i bandës në itali familja shqiptare në krye të organizatës

Lini një Përgjigje