TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Korrik 2025, 14:14

Mbytet turistja në Vlorë, qytetari që e nxori nga uji: Ambulanca 30 minuta me vonesë! E bija në gjendje të rëndë

Shkruar nga Pamfleti

Mbytet turistja në Vlorë, qytetari që e nxori nga uji: Ambulanca

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një turiste ukrainase është mbytur në plazh. Pavarsisht përpjekjeve për ta shpëtuar, turistja nuk ka mundur rë mbijetojë, ndërsa vajza e saj ndodhet në intubim.

Trupi i saj do dërgohet drejt morgut të Tiranës për faktin se është shtetase e huaj. 

Pushueseve, nënë e bijë nga Ukraina iu dha menjëherë ndihma e parë, së pari nga njeriu që i nxori nga deti, e më tej dhe nga pushues të tjerë.

“E pamë që kërkonte ndihmë, djali u fut direkt…pastaj u futën plotë të tjerë, për 10 min u sosën në breg, I dhanë ndihmën e parë ata që dinin, i shtypnin i fusnin frymëmarrje”, tregon një pushues.

Sipas rrëfimeve të qytetarit që rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar turistët, si dhe pushuesve të tjerë, ambulanca erdhi të paktën gjysmë orë me vonesë për shkak të trafikut të rënduar në zonën e Lungomares ku shpesh në korsinë e ngushtë të shëtitores pengesë bëhen edhe makinat që ndalojnë në rrugë.

Pas ndihmës së parë, të dyja turistet u transportuan në Spitalin Rajonal të Vlorës, në gjendje të rëndë. Megjithë ndërhyrjen e bluzave të bardha, nëna nuk mundi të mbijetojë, ndërsa vajza rreth 15 vjeç është ende nën kujdesin e tyre.

Nënë e bijë, pushonin në Vlorë bashkë me familjarë të tjerë, të cilët u thërritën në polici për të treguar se çfarë ndodhi.

Për plazhin e lënë pa roje bregdetare, burime nga Policia e Vlorës bëjnë me dije se janë shoqëruar 6 persona, mes tyre edhe efektivë të Policisë Bashkiake, të cilët kishin për detyrë kontrollin dhe monitorimin e ambienteve të plazheve.

Lini një Përgjigje