TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Korrik 2025, 12:58

Aksioni i SPAK në Shkodër, kush është ish shefi i krimeve i shpallur në kërkim

Shkruar nga Pamfleti
Aksioni i SPAK në Shkodër, kush është ish shefi i krimeve i
ish shefi i krimeve në Komisariatin nr. 3 në Tiranë, Erjon Dani.

SPAK ka zhvilluar një operacion të madh në Shkodër, ku janë lëshuar 13 urdhër-arreste, mes tyre edhe zyrtarë policie.

Grupi i organizuar, i dyshuar për trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, janë zbuluar nga bisedat mes tyre në aplikacionin Sky ECC. 

Nga 13 urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK, janë arrestuar 8 persona dhe pesë të tjerë janë ende në kërkim.

Burime bëjnë me dije se janë disa raste te trafikimit të drogës nga 850-1000 kilogram. Aksioni ka nisur në orën 05:00, ndërsa në kërkim është shpallur edhe ish shefi i krimeve në Komisariatin nr. 3 në Tiranë, Erjon Dani, i cili prej disa kohësh ka dhënë dorëheqjen nga Policia e Shtetit. 

Urdhrat janë firmosur nga prokurori Adnan Xholi.



Lini një Përgjigje