TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Korrik 2025, 11:50

“Është pjesë e grupit kriminal ”/ Gjyqi për vrasjen e Jan Prengës, kopshtari i 'Golden' përplas prokurorët e SPAK me njëri-tjetrin

Shkruar nga Pamfleti

Zhdukja e Jan Prengës ka përplasur dy prokurorët e SPAK në Apelin e GJKKO me njëri-tjetrin, dhe shkak për këtë është bërë pretenca ndaj kopshtarit të 'Golden', Festim Bexhdili.

“Është pjesë e grupit kriminal ”/ Gjyqi për
Kopshtari i 'Golden'" përplas prokurorët e SPAK në gjyq

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  ka përmbyllur konkluzionet përfundimtare në rigjykimin ndaj Festim Bexhdilit, kopshtar në kompleksin luksoz “Golden Resort”, i akuzuar për përfshirje në rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës, një ngjarje e lidhur me pazare droge dhe konflikte mes grupeve kriminale.

Çështja është rikthyer për rigjykim pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të pranuar kërkesën e Bexhdilit për rishqyrtim, pas dënimit të tij me burgim të përjetshëm në dy shkallët e mëparshme të gjyqësorit.

SPAK kërkoi sërish dënimin maksimal për Bexhdilin, duke e konsideruar atë pjesë aktive të grupit kriminal që rrëmbeu dhe më pas vrau Jani Prengën. Sipas prokurorëve, motivi i rrëmbimit lidhej me një sasi të vjedhur droge nga vëllai i viktimës.

Prokurorët Behar Dibra dhe Elida Kaçkini ndërkohë  kanë mbajtur qëndrim të ndryshëm në seancën në Apelin e GJKKO-së për Festim Bixhdilin, të akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jani Prenges, më 17 janar 2020 në aksin Kamëz-Shijak, ku u torturua për vdekje në kompleksin ‘Golden” sipas pamjeve të kamerave dhe më pas trupi u zhduk pa gjurmë.

Prokurorja Kaçkini kërkoi të mbetet në fuqi burgimi i përjetshëm, ndërsa prokurori tjetër Behar Dibra kërkoi dënimin me 20 vite burg. Kaçkini këmbënguli në qëndrimin e saj me argumentin se Bizhdili ka qenë pjesë e grupit të strukturuar kriminal dhe ka njohje me personat e tjerë të akuzuar për ngjarjen, kjo sipas saj e vërtetuar edhe nga komunikimet SKY ECC.

Të dhëna të siguruara nga platformat e komunikimit të kriptuara “Sky ECC” zbulojnë biseda mes figurave kyçe të krimit të organizuar si Dritan Rexhepi dhe Gentian Funiqi, të cilët përmendin një person me pseudonimin “Bing Beng”, që dyshohet se ka ndërmjetësuar në konfliktin që çoi në rrëmbimin.

Pamje nga kamerat e sigurisë tregojnë se Bexhdili, më 17 janar 2020, ka udhëtuar drejt Shijakut dhe më pas është parë në “Golden Resort”, ku ka hyrë në garazh duke mbajtur një telefon të bardhë në dorë. Sipas SPAK, pak minuta më pas në të njëjtin vend mbërrin Altin Hajri, një tjetër i pandehur i çështjes.

Prokuroria pretendon se Bexhdili nuk ishte një figurë periferike, por kishte rol të drejtpërdrejtë në rrëmbim, i cili sipas hetimeve ishte i planifikuar më herët , viktima ishte ndjekur për disa ditë para se të rrëmbehej.

Nga ana e tij, Festim Bexhdili ka mohuar përfshirjen në krim, duke deklaruar në gjykatë se:
“Nuk jam dakord me pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës. Kam qenë në vendin e gabuar, në kohën e gabuar. Jam hallexhi dhe po bëja punën time. Vendimin ia lë Zotit dhe Gjykatës.”

Gjykata e Posaçme pritet të shpallë vendimin më 25 korrik, në orën 11:00.

vrasja e jan prengës kopshtari i \\\'golden\\\'

Lini një Përgjigje