TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Korrik 2025, 17:56

Detaje nga ngjarja në Mat/ Rrëmbimi dhe vrasja e 23-vjeçarit e mirëorganizuar, u angazhuan 3 makina

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga ngjarja në Mat/ Rrëmbimi dhe vrasja e 23-vjeçarit e

Detaje të reja zbardhen nga hetimet e grupit hetimor që po heton shkaqet e vrasjes së 23-vjeçarit nga fshati Zenisht i Matit.

Sipas gazetarit të "News24", Enver Doçi, dy makina Range Rover dyshohet kanë ardhur nga Rrësheni për të marrë peng 23-vjeçarin Renis Dobra.

Ndërsa një makinë tjetër, e ardhur nga Miloti, pa u futur në rrugën Milot-Burrel, ka kontrolluar rrugën 12 km nëse ka lëvizje. Për këtë ngjarje, pritet të shoqërohen disa persona.

E kaluara e errët në Gjermani, besohet të jetë bërë shkak i vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra në Shqipëri.
Policia kriminale e Dibrës, ka zbuluar se Dobra ishte dënuar me disa vite burgim nga Drejtësia Gjermane për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Motivi i tregtimit dhe trafikimit të drogës besohet se është bërë shkak për eleminimin e tij, ndërkohë ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar paraprakisht se 23-vjeçari është mbytur me litar, pasi skuqja e fytit është tipike e krijuar nga një tërheqje e fortë e një litari ose teli.

Lini një Përgjigje