TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Korrik 2025, 14:22

"Nga 1000 deri në 3400 euro", kush është 21-vjeçari që u arrestua pasi merrte kredi me karta ID false

Shkruar nga Pamfleti

"Nga 1000 deri në 3400 euro", kush është

21-vjeçari Seldi Margjegja është arrestuar nga policia e Tiranës pasi falsifikonte karta identiteti dhe aplikonte për kredi.

I riu mori 9 kredi me karta false me shumat nga 1000-3400 euro. Policia ka sekuestruar 1 automjetet, kartat e identiteti, 2 celularë dhe 20 karta SIM.

Seldi Mërgjegja falsifikonte karta identiteti, duke përdorur foton e tij dhe të dhëna të shtetasve të tjerë.

“Falsifikonte karta identiteti dhe me ato aplikonte për kredi, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari.

Dokumentohen 9 raste të përfitimit të kredive me vlera 1000-3400 euro, nga ky shtetas, pas aplikimit me karta identiteti false.

Sekuestrohen 1 automjet, karta identiteti të dyshuara të falsifikuara, 2 celularë dhe 20 karta SIM.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, organizoi dhe finalizoi në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, operacionin policor të koduar “Identiteti”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

S. M., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas falsifikonte karta identiteti, duke përdorur foton e tij dhe të dhëna të shtetasve të tjerë, dhe me to aplikonte dhe përfitonte kredi me vlera nga 1000 euro deri në 3400 euro. Si rezultat i hetimeve janë dokumentuar 9 raste të përfitimit të kredive, nga ky shtetas, pas aplikimit me dokumente false”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje