TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Korrik 2025, 12:56

Sherr mes të rinjve në Itali, plagoset me thikë 20-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Sherr mes të rinjve në Itali, plagoset me thikë 20-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një i ri shqiptar ka mbetur i plagosur pas sherrit me thika me një person tjetër.

Mësohet se 20-vjeçari me origjinë shqiptare është goditur me thikë në gjoks dhe në bark, ndërsa ngjarja ka ndodhur në qytetin e Rovigos.

I riu ndodhet aktualisht në spitalin e Rovigos nën kujdes mjekësor, në gjendje të qëndrueshme, megjithëse plagët janë në zona të ndjeshme të trupit, prandaj dhe mjekët kanë vendosur një prognozë të rezervuar.

Sipas të dhënave të para, konflikti kishte nisur si një takim për “sqarim” midis dy të rinjve, një shqiptar dhe një rumun, të dy rreth të njëjtës moshë, por ka përfunduar me një akt dhune të rëndë.

Dyshohet se ishte i riu me origjinë rumune ai që qëlloi me thikë bashkëmoshatarin shqiptar.

Lini një Përgjigje