TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Korrik 2025, 13:10

Pjesë e grupit të Gjergj Cukalit, sekuestrohen pasuritë e Paris Prengës dhe familjes së tij

Shkruar nga Pamfleti
Pjesë  e grupit të Gjergj Cukalit, sekuestrohen pasuritë e Paris
Foto Ilustrim

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e Paris Prengës dhe familjarëve të tij, i cili është i dënuar për vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal. 

Bëhet me dije se Paris Prenga ishte pjesë e grupit të Gjegj Cukalit. 

Prokuroria sqaron se pasuritë e tij ishin të pajustifikuehsme dhe buronin nga aktiviteti kriminal. 

Mësohet se në seksutro janë vënë një apartament, një garazh, një sipërfaqe toke dhe një subjekt auto servis. 

"Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë u sekuestruan pasuritë e shtetasit P.P., i dënuar për veprën penale ‘Vrasja me paramendim’ e mbetur në tentativë, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Grup i strukturuar kriminal’, parashikuar nga nenet 78/2-22, 152, 278, 28/4 dhe 333/a të Kodit Penal.

Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, të zhvilluara mbi bazën materialit të referuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, rezultoi se shtetasi P.P., ka një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se pasuritë e tij të paluajtshme i ka fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale ku ka marrë edhe dënimin përkatës.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në kuadër të hetimit pasuror nr.05/P, dt 02.07.2025 kërkoi sekuestrimin e pasurive të tij dhe familjarëve, për shkak se ato nuk justifikohen me burimet ligjore, si më poshtë:

Pasuria me nr.3/708+4-8, vol.23, fq/120, Z.K 8130, e llojit “Apartament” me sip.97.7 m2;
Pasuria me nr.3/708-G2, vol.23, fq/3, Z.K 8130, e llojit “Garazh” me sip.18.95 m2;
Pasuria me nr.1/312-N20, vol.24, fq/232, Z.K 8370, e llojit “Njësi” me sip.256.1 m2; si dhe
Aktivitetin e subjektit “Auto Art Service", thuhet në njoftimin e Prokurorisë. 

Lini një Përgjigje