TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Mars 2023, 14:55

Mashtronin duke premtuar punësim në Gjermani, arrestohen dy të rejat në Fier

Shkruar nga Pamfleti
Mashtronin duke premtuar punësim në Gjermani, arrestohen dy të

Veriana Gega (Ziu) dhe Besime Agush (Dida), kanë rënë në prangat e policisë pasi i zhvatën një qytetari  në Fier 800 euro me pretendimin se do i ofronin punësim në Gjermani.

Operacioni i policisë u finalizua pas 4 muajsh çka nënkupton se dy të rejat kishin mashtruar edhe qytetarë të tjerë. I gjithë mashtrimi kryhej përmes celularit, madje 31-vjeçarja Veriana Gega ishte në arrest shtëpie për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh.

Në pranga ra edhe 25-vjeçarja Besime Agushi e cila ishte bashkëpunëtorja e saj.

Nga hetimet e bluve, rezultoi se dy të rejat mashtronin në mënyrë të vazhdueshme qytetarë nga vende të ndryshme, jo vetëm në Fier duke i zhvatur para.

Policia njofton se po vijon puna për të gjetur të tjera raste të përfitimit të parave nga dy vajzat me anë të mashtrimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 

Lini një Përgjigje