TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Mars 2023, 10:25

Akuzohet për spiunazh, shtyhet sërish seanca ndaj ruses Svetlana Timofoeva

Shkruar nga Pamfleti
Akuzohet për spiunazh, shtyhet sërish seanca ndaj ruses Svetlana

Seanca ndaj shtetases ruse, Svetlana Timofoeva është shtyrë sërish për arsye procedurale. Seanca e radhës pritet të mbahet me 17 Mars. Mësohet se shtetasja ruse kërkon që kërkesa për ekstradimin e saj të vijë në gjuhën ruse.

“Seanca u shty sepse rusja kërkoi kërkesën e Prokurorisë në gjuhën ruse”, tha avokati i saj, Fatmir Lushi. Timofeeva u arrestua gushtin e vitit të shkuar së bashku me dy persona të tjerë, me akuzat për spiunazh.

Si ndodhi ngjarja?

Dy rusët Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeç dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve. Teksa tentuan që të futen brenda, u pikasën nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Ato nuk u janë bindur urdhrave të ushtarëve shqiptarë ndërsa njëri prej tyre i ka sulmuar me spraj kimik.

Të tre u arrestuan ndërsa u hetuan edhe si spiunë të shërbimit sekret rus. Në makinën me targa ukrainase që po përdorej prej tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri u gjetën 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamer, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparate fotografikë, harta.

svetlana timofoeva spiunazhi rus

Lini një Përgjigje