TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Mars 2023, 19:18

Transporti publik në Tiranë në kaos, aksidentohet një tjetër autobus; përplaset me dy makina

Shkruar nga Pamfleti
Transporti publik në Tiranë në kaos, aksidentohet një
Foto nga vendi i ngjarjes

Një tjetër urban është aksidentuar në Tiranë. Aksidenti ka ndodhur tek vendi i njohur si kryqëzimi i “Ish-Ekspozitës”. Bëhet fjalë për një autobus të linjës “Kristal-Allias”.  

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar. Sipas raportimeve ai është përplasur me dy makina.

Ky është aksidenti i radhës, pas tij të pak ditëve më parë ku urbani i linjës së Unazës mori para 10 makina. Disa herë është ngritur shqetësimi se sistemi urban është në kaos dhe ata që e pësojnë janë qytetarët.

Një ngjarje e ngjashme ndodhi 10 muaj më parë ku një urban i Unazës linjë përfundoi në Lanë. Fatmirësisht edhe atëherë nuk pati viktima, pasi autobusi qëndroi drejt.

Por pse ndodh kjo? A duhet të mbajë dikush përgjegjësi?

Kur Erion Veliaj mori bashkinë, gjëja e parë që bëri ishte rritja e çmimit të biletës dhe premtoi se do rriten kontrollet dhe do garantohet shërbim cilësor. Jo vetëm që nuk ka shërbim cilësor, por mungon infrastruktura për transportin publik. Në çdo vend të botës, ka korsi të dedikuar për autobusët e transportit publik. Në Tiranë janë vetëm në disa linja, por dhe aty nuk respektohen.



aksident ruban

Lini një Përgjigje