
Komshinjtë e Dan Hutrës autorit të krimit makabër të ditës së djeshme me 3 të vrarë dhe 3 të plagosur, kanë treguar historinë se si në vitin 2003, ai kishte përdhunuar bashkëshorten e vëllait të tij, por ata e kishin falur për këtë akt, dhe nuk ishte dënuar as nga drejtësia.
Sipas rrëfimit të fqinjëve të Hutrës, në viti 2007, kur Dani vrau me thikë ish bashkëshorten në banesën e tyre në Bathore, ishte momenti kur familja vendosi t’i kthejë shpinën. Ata shtuan se familjarët e Dan Hutrës vendosën të largohen nga vendi duke kërkuar azil politik, kur morën vesh se ai kishte dalë nga burgu, pasi ai i kërcënonte vazhdimisht.
“E mohuan se vrau gruan e dytë, jo për përdhunimin e gruas së tij se për atë nuk i mbajtën mëri. Përdhunimin e quajtën si ngatërresë nate dhe si pa njeri. As shteti nuk e dënoi për atë gjë. U pajtuan bën dhe dasmë kur u martua ky. E bën te shtëpia këtu. Më pas ai u zhvendos të jetonte në Bathore, atje e theri gruan. Pas vrasjes s’u bënë më me atë, vetëm e ëma i shkonte në burg. Kur doli ky nga burgu në darkë, në mëngjes ata ikën dhe u larguan nga Shqipëria se kishin frikë nga vëllai i tyre. Kërkuan strehim politik se i kërcënonte”, u shprehën fqinjët për “Euronews Albania”.
Lini një Përgjigje