TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Mars 2023, 16:03

8 muaj burg për dhunë në familje, Gjykata e Tiranës reagon për dënimin e Dan Hutrës: Pranuam kërkesën e prokurorit

Shkruar nga Pamfleti

8 muaj burg për dhunë në familje, Gjykata e Tiranës reagon

Gjykata e Tiranës ka reaguar për dënimin me 8 muaj burg të Dan Hutrës për dhunë në familje. 40-vjeçari, pas lirimit nga qelia kreu masakrën me 3 të vrarë dhe 3 të plagosur dje dhe drejtësi duket se ka filluar të luajë “ping pong”.

Gjykata në reagimin e saj shprehet se aq ka qenë kërkesa e prokurorit dhe gjyqtari ka pranuar kërkesën e tij.

"Lirimi ka ardhur vetëm pasi kishte kryer gjithë dënimin e kërkuar nga prokuroria", shprehet gjykata.

Kujtojmë se në vendimin e gjykatës, që mban datën 8 shkurt 2023, Dan Hutra është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg dhe do të vuante vetëm 1 vit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ky dënim i ulët në argumentimin e gjyqtarit thuhet se është marrë për disa arsye.

Së pari, vepra është kryer me dashje nga i pandehuri, i shtyrë nga xhelozia, i pandehuri ka ndërmarrë veprime aktive, duke e kërcënuar (jo kanosur) me fjalë por, pa e goditur viktimën e pa i shkaktuar asaj dëmtime fizike; faktin se, i pandehuri e ka pranuar akuzën dhe ka shfaqur pendesë; faktin se Huta dhe viktima prisnin një fëmijë, ndaj të cilit i pandehuri ka detyrime themelore për rritje dhe edukim.

Gjithashtu sipas gjyqtarit, autori ka një nënë te moshës 74 vjeç, e cila vuan nga disa sëmundje dhe gjithashtu, kërkon kujdes shëndetësor të vazhdueshëm që mund të sigurohet nga i pandehuri.

Ndërkohë që në vendimin tjetër te firmosur nga gjyqtari, me 16 shkurt, firmoset  shuarja e masës së sigurisë dhe lirimi i Dan Hutrës.

Kjo për shkak se më 16 shkurt bëheshin 8 muaj nga arrestimi dhe duke qenë se paraburgimi llogaritet 1.5 dite, atëherë 8 muaj paraburgim ishin ekuivalente me 12 muaj vuajtje dënimi.

dan hutra denim gjykata e tiranes

Lini një Përgjigje