
Publikohen imazhet e masakrës së Paskuqanit, ku Dan Hutra vrau dy gra.
Në studion e emisionit Opinion, gazetari Spartak Koka ka publikuar pamjet e regjistruara nga një kamera sigurie pranë shtëpisë së familjes Hysa në Paskuqan. Aty, Dan Hutra i mori jetën një ditë më parë dy grave, Mevlute Hysës 30 vjeçe dhe Hasime Dafkut 30 vjeçe, motra dhe kunata e ish-partneres së tij, Elena Hysa. Kjo e fundit bashkë me nënën e saj mbetën po ashtu të plagosura.
E gjithë ngjarja siç mund të shihet edhe në video, ndodh në 5 minuta e 30 sekonda.
Pasi ndalon makinën pranë shtëpisë, Hutra heziton për pak çaste, pasi pranë kalojnë fëmijë të shoqëruar nga prindërit. Më pas, me kallashnikov në dorë futet brenda shtëpisë.
Pas 2 minutave, Dan Hutra hap zjarr. Breshëria e plumbave dëgjohet në të gjithë lagjen, ndërsa kalimtarët, mes të cilëve edhe fëmijë, largohen me shpejtësi.
Dinamika e ngjarjes, minutë pas minute
Ora 12:34:13 sekonda – Pranë makinës së Dan Hutrës afrohet një automjet tjetër, i cili ndalon për disa sekonda. Mbetet e paqartë nëse kanë biseduar.
Kjo makinë kthehet mbrapsht me indietro dhe largohet.
Ora 12:35:16 – Dan Hutra del për herë të parë nga makina.
Ora 12:35:27 – Pranë makinës së Dan Hutrës kalojnë disa fëmijë të vegjël.
Ora 12:36:52 – Futet tek shtëpia e familjes Hysa.
Ora 12:37:09 – Futet brenda.
Ora 12:39:03 – Qëllon për herë të parë.
Ora 12:39:17 Qëllon për herë të dytë.
Pas një pauze të shkurtër dëgjohen 4 breshëri.
Ora 12:39:43 – Del nga shtëpia.
Ora 12:59:54 – Dëgjohen për herë të parë fenelinat e policisë.
Lini një Përgjigje