TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Mars 2023, 10:31

Saimir Vishaj: Dan Hutra kishte probleme skizofrenie, gruan e dytë e kishte blerë

Shkruar nga Pamfleti

Saimir Vishaj: Dan Hutra kishte probleme skizofrenie, gruan e dytë e kishte

Avokati Saimir Vishaj tha se Dan Hutra, vrasësi i tre grave të mërkurën në kryeqytet, kishte probleme skizofrenie. 

Siç tregoi Vishaj, Hutra nuk pranonte atësinë e fëmijëve të tij.

“Ky asnjëherë nuk e pranonte që fëmija është i imi. Këto janë probleme të psiko-motorit që vuan ai, sepse një mashkull të ngrejë dorë mbi një femër, jo mbi një, por mbi disa, tregon që ka një lloj skizofrenie që hyn më shumë në ato raportet e psikopatisë, sepse një njeri normal që vjen mbas 20 vitesh burgimi dhe të riaktivizosh ato qeliza për të realizuar vepra penale të tilla, aq të rënda që prekin Shqipërinë, është e tmerrshme,” – u shpreh Vishaj për 'Goodmorning albanians'.

Avokati është shprehur se e njihte personalisht Dan Hutrën, duke thënë se ky i fundit e bleu me lekë gruan e dytë. Ai nënvizoi se gruaja përpiqej të ulte gjakrat në familje, ndërsa Dan Hutra ishte njeri krejt ndryshe.

“Unë e njoh shumë mirë Dan Hutrën. Ai dyshonte në një shtatzëni. Në Shqipëri  gratë blihen me lekë dhe që nga ky moment ato duhet të jenë të nënshtruara , të rrijë  brenda mureve të shtëpisë. Këto martesa na kanë kthyer 500 vite mbrapa. Unë e njihja si familje, ishte shumë e mirë. Gruaja e dytë mundohej që të pajtohej, që të ulte gjakrat.  Hutra ishte njeri krejt ndryshe.”- tha Vishaj.

Vishaj u shpreh se në vendin tonë krimineli është gjithmonë në avancë para policisë. Avokati nënvizoi se policia shkoi 40 minuta me vonesë në familjen në Paskuqan.

“Te ne autoritetet lëvizin gjysmë orë pasi ka ndodhur ngjarja. Nëse ngjarja ka ndodhur në orën 1, ne shkojmë gjysmë ore më pas. Krimineli është gjithmonë në avancë. Këtu është problemi.

Policia shkoi 40 minuta në familjen në Paskuqan ku Hutra bëri vrasje. Ai është shkëmbyer dhe me  makina policie dhe askush s’e ka vënë re. Por policia reagoi duke nxjerrë foton e tij.”- tha ai.

Dan Hutra, ditën e mërkurë vrau  3 gra dhe  plagosi 3 të tjera brenda 1 ore në Tiranë.

Pas 7 orësh në arrati, 40-vjeçari u prangos në kodrat e Sharrës ku kishte plan të vriste edhe tjetër person, Rrahman Selën që e bënte fajtor për vdekjen e të atit.

Skenarin për masakrën që kishte planifikuar që në ambientet e burgut për ta vënë në zbatim sapo të dilte nga qelia, Dan Hutra e kishte bërë për 4 persona, babain e Elena Hysës, vëllain e Vladimir Kurtit dhe Marjana Gurakuqin dhe personin që i kishte siguruar armën vrasësit të të atit 23 vite më parë.

saimir vishaj dan hutra

Lini një Përgjigje