TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Dhjetor 2025, 17:19

Maqedoni/ Probleme me motorin, avioni bën ulje emergjente në liqen; shpëtojnë mrekullisht dy shqiptarët!

Shkruar nga Pamfleti

Maqedoni/ Probleme me motorin, avioni bën ulje emergjente në liqen;

Dy persona, shtetas të Kosovës, janë plagosur ditën e sotme, pasi avioni i vogël sportiv me të cilin po fluturonin u rrëzua në Liqenin e Mavrovës.

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë tha se dy shqiptarët nga Kosova, 41 dhe 64-vjeç janë dërguar në Spitalin e Gostivarit për trajtim mjekësor. Avioni i vogël, sipas këtij institucioni, u rrëzua në Liqenin e Mavrovës, afër digës Kanali i Beliçit, në orën 12:35.

Sipas raportimit, nga avioni në tokë kanë arritur të dalin dy shtetas kosovarë, XH.P. dhe D.M., i cili drejtonte mjetin fluturues. Ata kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në Qendrën Mjekësore Gostivar për të marrë ndihmë mjekësore”, thuhej në njoftim. 

64-vjeçari i cili drejtonte avionin u tha policëve se avioni që ai drejtonte kishte një problem në motor dhe ai më pas u detyrua të ulej në liqen.

Qendra për Menaxhimin e Krizave në Maqedoninë e Veriut njoftoi se pas marrjes së informacionit për rrëzimin e avionit, menjëherë në vendngjarje dolën ndihma e shpejtë, qendra rajonale e menaxhimit të krizave për ndërhyrje të shpejtë dhe Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë.

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, avioni i markës Piper mund të transportojë deri në katër persona. Avoni i rrëzuar është prodhuar në vitin 1961 dhe është e regjistruar në Shtetet e Bashkuara në emër të 64-vjeçarit. 

Lini një Përgjigje