TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Dhjetor 2025, 15:27

Plagosja e 26-vjeçarit në Tiranë, arrestohet autori; në kërkim porositësit, si u zbulua krimi

Shkruar nga Pamfleti
Plagosja e 26-vjeçarit në Tiranë, arrestohet autori; në
Momenti i arrestimit të 49-vjeçarit

Policia e Tiranës arrestoi një person për plagosjen e një 26-vjeçari, ndërsa ka shpallur në kërkim dy porositësit e krimit. Ngjarja ka ndodhur 1 javë më parë në zonën e Freskut në Tiranë, ku një 26-vjeçar u plagos rëndë me sende të forta.

Sipas policisë, u arrestua Helidon Marku, ndërsa në kërkim janë shpallur Gjokë Ndrevataj 36 vjeç dhe Xhemal Uka 30 vjeç. Këta të fundit dyshohet se janë edhe porositësit e krimit.

“Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të plagosjes së rëndë të shtetasit F. Y., me sende të forta, më datë 06.12.2025, te rrethrrotullimi i zonës së Freskut, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të operacionit “Porosia”, identifikuan 3 shtetas të përfshirë në këtë rast, konkretisht H. M., 49 vjeç, Gj. N., 36 vjeç dhe Xh. U., 30 vjeç.

Nga këto veprime rezultoi se 36-vjeçari dhe 30-vjeçari, për motive të dobëta, kanë porositur shtetasin H. M., për të kryer plagosjen.

Në vijim të veprimeve operacionale, 49-vjeçari u kap dhe u vu në pranga, ndërkaq po punohet për kapjen e shtetasve Gj. N. dhe Xh. U., si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në plagosjen e 26-vjeçarit”, njoftoi policia.

Njoftimi zyrtar

Tiranë/Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur më datë 06.12.2025, te rrethrrotullimi i zonës së Freskut, ku u plagos rëndë, me sende të forta, një 26-vjeçar.

Identifikohen 3 shtetas të përfshirë në këtë rast, konkretisht 2 porositësit e plagosjes dhe njëri nga autorët.

Vihet në pranga ky i fundit dhe punohet intensivisht për kapjen e 2 porositësve.

Të tre shtetasit e përfshirë, me precedentë penal të theksuar për krime kundër personit.

I arrestuari, me precedent edhe për armëmbajtje pa leje.

Procedohet penalisht një shtetas që dyshohet se ka shoqëruar autorin e plagosjes, te vendi i kryerjes së krimit, dhe nuk ka kallëzuar rrethana të rastit.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të plagosjes së rëndë të shtetasit F. Y., me sende të forta, më datë 06.12.2025, te rrethrrotullimi i zonës së Freskut, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të operacionit “Porosia”, identifikuan 3 shtetas të përfshirë në këtë rast, konkretisht H. M., 49 vjeç, Gj. N., 36 vjeç dhe Xh. U., 30 vjeç.

Nga këto veprime rezultoi se 36-vjeçari dhe 30-vjeçari, për motive të dobëta, kanë porositur shtetasin H. M., për të kryer plagosjen.

Në vijim të veprimeve operacionale, 49-vjeçari u kap dhe u vu në pranga, ndërkaq po punohet për kapjen e shtetasve Gj. N. dhe Xh. U., si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në plagosjen e 26-vjeçarit.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. D., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka shoqëruar shtetasin H. M., për të kryer krimin, si dhe ka refuzuar të deklarojë në polici, rrethana të kësaj ngjarjeje, për të cilat dyshohet se ka patur dijeni.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

policia plagosje tirane

Lini një Përgjigje