TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Dhjetor 2025, 11:33

Sherr mes gjimnazistëve në Shkodër, mes të plagosurve janë dy vëllezër; reagon policia

Shkruar nga Pamfleti
Sherr mes gjimnazistëve në Shkodër, mes të plagosurve
Sherr mes gjimnazistëve në Shkodër, foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Shkodër ku një grup të rinjsh janë përfshirë në një konflikt fizik.

Incidenti ka ndodhur pranë gjimnazit të gjuhëve të huaja “Shejnaze Juka”, ku si pasojë e sherrit fizik mes adoleshentëve, kanë mbetur të lënduar tre prej tyre, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Në sherr ka patur përdorim të thikës dhe sendeve të tjera të forta.

Policia e Shkodrës thotë se konflikti ka ndodhur për arsye banale dhe në sherr me thika janë përfshirë shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër).

Të tre këta persona ndodhen në spital, por për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 11:10, në lagjen “Kongresi i Permetit”, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër).

Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit. Në vijim do të jepet informacion më i plotë për rastin”, sqaron policia.

 

sherr mes gjimnazistëve në shkodër

1 Komente

  1. E
    Ergi

    Po duhet të luftohet droga që pëtdorin rinia , duhet të bllokohen dyqanrt që shesin thika pa kriter... Duhen forcuar rregullat e kontrrollit dhe penalizimet për ata që mbajnë dhe posedojnë sende të paligjëshme në afërsi dhe brenda shkollave... Duhet me patjetër vendosja e rregullave të forta për përdorimin e rrjeteve sociale... Gjithashtu familja duhrt penalizuar me masa gjobadh të larta sepse vetëm dëmi rkonomik i bën të ndjejnë peshën e gjësë

    Lini një Përgjigje