TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Dhjetor 2025, 10:30

Pengmarrja 70 mijë euro në Vlorë, Xhaka garant për një bandë droge në Europë; detajet si u mbajt 2 javë i mbyllur

Shkruar nga Pamfleti
Pengmarrja 70 mijë euro në Vlorë, Xhaka garant për një
Pengmarrja 70 mijë euro në Vlorë

Kjo është banesa e Julian Zogaj në Vlorë ku është mbajtur peng për 2 javë, që prej datës 28 nëntor, Fisnik Xhaka 39 vjeç nga Kosova.

Në derën e apartamentit ndodhej një kamer për të parë nga brenda se kush ndodhej jashtë. Gjithashtu ambienti është i pajisur me kamera sigurie. Apartamenti ndodhej rreth 300 metra larg komisariatit të Vlorës.

Sakaq është bërë me dije se Xhaka kishte dalë garant tek 3 pengmarrësit që disa persona ne Europë te merrnin një sasi droge me vlerë 70 mijë euro pa e paguar dhe se lekët do i paguanin më vonë.

Pagesa nuk është bërë dhe 3 personat e arrestuar kanë marrë peng Fisnik Xhakën duke i kërkuar 70 mijë eurot për të cilat ai kishte dalë garant. Xhaka nuk ka pranuar që të bashkëpunojë me policinë.

Policia e Vlorës arrestoi për ngjarjen Julian Zogaj, 25 vjeç, Orest Çorapaj, 18 vjeç dhe Vilson Agaj, 35 vjeç, të tre banues në Vlorë.

Sipas hetimeve, tre të dyshuarit kishin rrëmbyer më 28 nëntor 2025 shtetasin Fisnik Xhaka, nga Mitrovica, duke e mbyllur në një apartament në rrugën “Janaq Kilica” të lagjes “Osman Haxhiu”.

Viktima ishte dhunuar fizikisht dhe i ishte kërkuar një shumë prej 70 000 eurosh në këmbim të lirimit.

Pas denoncimit nga familjarët, strukturat e Krimeve të Rënda dhe Mbështetjes Operacionale në DVP Vlorë kanë ndërhyrë me shpejtësi, duke liruar pengun dhe arrestuar autorët në flagrancë.

I rrëmbyeri është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit në banesën ku mbahej pengu, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, si dhe një radio komunikimi të ngjashme me ato që përdor Policia. 

 

pengmarrja 70 mijë euro në vlorë

Lini një Përgjigje