TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Dhjetor 2025, 21:48

Aksioni i FNSH në Vlorë, ndalohen 4 persona; mbanin peng një të ri nga Kosova dhe i kërkonin 70 mijë euro (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Aksioni i FNSH në Vlorë, ndalohen 4 persona; mbanin peng një

4 persona të dyshuar për pengmarrje në qytetin e Vlorës, janë shoqëruar nga policia gjatë aksionit të sotëm.

Pas aksionit të zhvilluar nga FNSH dhe Policia mbrëmjen e sotme në Vlorë, mësohet se 4 persona janë shoqëruar në komisariat.

Dyshohet se 4 të shoqëruarit mbanin peng një person prej disa ditësh për gjobëvënie ose për t'i marrë pasuritë. 

Katër të shoqëruarit nga policia e Vlorës dyshohet se kanë marrë peng një shtetas kosovar, të cilin e mbanin në një banesë në afërsi të Rrugës së Re. Madje edhe një nga të shoqëruarit është nga Kosova.

Policia e Vlorës bën me dije se 4 të shoqëruarit ishin nga fshatrat e Lumit të Vlorës dhe i kërkonin 70 mijë euro. Ai është mbajtur peng prej dy javësh dhe sipas policisë, dyshohet se është dhunuar.

Ndërkohë, motra e pengut, e cila jeton në Suedi, ka njoftuar policinë e Vlorës duke bërë të mundur gjetjen e banesës dhe shoqërimin e katër personave.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dhe sektorin e krimeve kryen kontrolle të befasishme në Vlorë, në disa segmente rrugore dhe banesa. Policia ka pasur dyshime për fshehjen e personave me rrezikshmëri të lartë në banesa dhe automjete që qarkullojnë me xhama të zinj.

 

1 Komente

  1. m
    mona

    Bejne kot se i lajmerojne perpara aksionit qe te mos dalin vet shefat

    Lini një Përgjigje