TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Dhjetor 2025, 19:35

FNSH dhe Policia zbarkojnë në Vlorë, kontrolle 'blic' në banesa dhe automjete

Shkruar nga Pamfleti

FNSH dhe Policia zbarkojnë në Vlorë, kontrolle 'blic'

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dhe sektorin e krimeve kanë nisur kontrolle të befasishme në Vlorë, në segmente rrugore dhe banesa.

Sot janë kryer kontrolle në disa banesa ku ka pasur dyshime për fshehjen e personave me rrezikshmëri të lartë.

Ndërkohë, kontrollet janë kryer gjithashtu në banesa ku ka pasur informacion edhe nga shtetet fqinje që mund të jenë të strehuar persona në kërkim me rrezikshmëri kriminale.

Mbrëmjen e sotme aksionet e kontrollit nga FNSH po zhvillohen në segmentet kryesore rrugore. Në fokus të kontrolleve janë automjetet e shtrenjta, ato me xhama të zinj ku dyshohet se mund të fshihen personat në kërkim./A2 CNN

Lini një Përgjigje