Mësohet se gjatë aksionit policia ka vënë në pranga dy persona, identitetet e të cilëve ende nuk janë bërë të ditura.
Me urdhër të SPAK, Forcat speciale RENEA kanë kryer një operacion blic në zonën e Dobraçit dhe në Fushë-Kuqe të Shkodrës.
Mësohet se gjatë aksionit policia ka vënë në pranga dy persona. Të arretsuarit jaën Elvin Mërlika dhe Fred Xhixha.
Dy personat e arrestuar ishin shpallur në kërkim për llogari të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Gjithashtu, janë sekuestruar armë zjarri, ndërsa kontrollet vazhdojnë për të zbuluar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Elvin Merlika dyshohet si pjesë e grupit kriminal që planifikoi vrasjen e Indrit Dokles.
Ai akuzohet për veprat penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, si dhe personave të lidhur me të.
Rikujotjmë se në janar të këtij viti SPAK bëri kërkesën për konfiskim të pasurive të Merlikës dhe tetë personave të lidhur me të.
Sipas SPAK se pasuritë e sekuestruara të tij janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të personave të hetuar dhe të personave të lidhur me ta.
Ndaj SPAK kërkoi konfiskimin e 20 pronave, nga hoteli, apartamente tek makinat luksoze.
Lini një Përgjigje