TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Dhjetor 2025, 08:49

Operacioni i RENEA-s, kush është Elvin Mërlika i arrestuar në Fushë-Kuqe

Shkruar nga Pamfleti
Operacioni i RENEA-s, kush është Elvin Mërlika i arrestuar
Elvin Mërlika

RENEA dhe Forcat Operacionale zhvilluan një operacion blic në Dobraç dhe Fushë-Kuqe, ku u arretsuan dy persona për llogari të SPAK.

Elvin Merlika i shpallur në kërkim nga GJKKO që prej vitit 2022 si pjesë e dosjes ‘Plumbi i Artë’ është arrestuar sot  me urdhër të SPAK.

Po kush është Elvin Merlika?

Elvin Mërlika dyshohet si pjesë e grupit që planifikoi vrasjen e Indrit Dokles. Ai akuzohet për veprat penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, si dhe personave të lidhur me të.

Në janar të këtij viti SPAK bëri kërkesën për konfiskim të pasurive të Merlikës dhe tetë personave të lidhur me të. Sipas SPAK pasuritë e sekuestruara të tij janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të personave të hetuar dhe të personave të lidhur me ta. Ndaj SPAK kërkoi konfiskimin e 20 pronave, nga hoteli, apartamente tek makinat luksoze.

elvin merlika spak renea

Lini një Përgjigje