Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me aksionin e RENEA-s në Dobraç të Shkodrës dhe në Fushë Kuqe të Kurbinit, ndërsa janë identifikuar dy të arrestuarit.
Mësohet se dy të arrestuarit janë: Elvin Merlika dhe Fred Xhixha, të cilët ishin shpallur në kërkim për llogari të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Gjatë këtij aksioni të zhvilluar në dy fshatra të cilët konsiderohen të rrezikshme në vendin tonë, mësohet se Operacionalja ka sekuestruar gjithashtu edhe armë zjarri.
Elvin Merlika akuzohet si pjesëmarrës në planin për eliminimin e Indrit Dokles sipas porosisë së Ervis Martinajt, ndërsa Fred Xhixha bëri të mundur takimin e Nuredin Dumanit me Ervis Martinajn.
Merlika akuzohet për veprat penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, si dhe personave të lidhur me të.
Sjellim në vëmendje se në janar të këtij viti SPAK bëri kërkesën për konfiskim të pasurive të Merlikës dhe tetë personave të lidhur me të.
Sipas SPAK, pasuritë e sekuestruara të tij janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të personave të hetuar dhe të personave të lidhur me ta. Ndaj SPAK kërkoi konfiskimin e 20 pronave, nga hoteli, apartamente tek makinat luksoze.
Lini një Përgjigje