TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Dhjetor 2025, 10:42

Theu masën e arrestit shtëpiak, kapet me armë në makinë mashtruesi 34-vjeçar në Tiranë 

Shkruar nga Pamfleti
Theu masën e arrestit shtëpiak, kapet me armë në makinë
Pamje nga arrestimi

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe mashtroi një qytetare duke u prezantuar si agjent imobiliar.

Në momentin e ndalimit kishtë një pistoletë sportive në automjet, ndërsa në banesë iu gjetën edhe një palë targa të vjedhura.

"Theu masën e sigurisë dhe mashtroi, duke u prezantuar si agjent imobiliar, arrestohet 34-vjeçari që lëvizte me pistoletë sportive, në automjet, dhe posedonte një palë targa të vjedhura.

Sekuestrohen arma sportive dhe targat.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimit të një shtetaseje, se ishte mashtruar nga një shtetas që i ishte prezantuar si agjent imobiliar, dhe për këtë arsye i kishte dhënë një shumë parash për t’i gjetur një banesë me qira, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin “Implikimi”.

Gjatë operacionit u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. G., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrolli në automjetin me të cilin shtetasi A. G. lëvizte në rrugën “Kastriotët”, në momentin e kapjes, u gjet 1 armë sportive (pistoletë) që mbahej pa leje, ndërsa nga kontrolli në banesën e këtij shtetasi u gjet një palë targa që nga verifikimet rezultojnë të vjedhura.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 34-vjeçari ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”, njofton policia. 

arrets shtepie kapet me arme

Lini një Përgjigje