Dy vëllezër, njëri 17-vjeç e tjetri më i vogël, si dhe një person tjetër mbetën të plagosur me thikë para gjimnazit “Shejnaze Juka” në Shkodër.
Një ngajrje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër, ku një grup të rinjsh janë përfshirë në një sherr me thika.
Dy vëllezër, njëri 17-vjeç e tjetri më i vogël, si dhe një person tjetër mbetën të plagosur me thikë para gjimnazit “Shejnaze Juka” në Shkodër.
Ngjarja e rëndë u shënua në orën 11:10 të 12 dhjetorit, kur nxënësit duhet të ishin në mësim. Nga të dhënat e deritanishme, mësohet se dy vëllezërit po qëndronin përpara portës së shkollës, kur aty mbërritën me makinë një grup të rinjsh.
Fillimisht grupi i adoleshentëve përplasen dhunshëm me grushte dhe më pas njëri prej tyre, i cili në video dallohet me xhup të kuq, nxjerr një thikë dhe qëllon dy vëllezërit.
Ata u transportuan në spital dhe bëhet e ditur se janë jashtë rrezikut për jetën. Nxënës të gjimnazit “Shejnaze Juka” janë vetëm dy vëllezërit. Policia e Shkodrës në njoftimin paraprak bëri të ditur se i plagosur ka mbetur edhe një person nga grupi tjetër, por ende nuk ka të dhëna nëse ka dëmtime thike apo nga sende të forta.
“Rreth orës 11:10, në lagjen "Kongresi i Permetit”, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër). Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit. Në vijim do të jepet informacion më i plotë për rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në vendin e ngjarjes ka mbetur xhupi dhe kapelja e njërit prej të plagosurve. Në kapele shkruhet “Pain don’t hurt”, shprehje kjo që përdoret për të treguar trimëri e forcë.
Nuk dihet ende motivi i kësaj ngjarje të rëndë, që vjen direkt pas vrasjes së 15-vjeçarit në Durrës.
Ngjarje të tilla kanë tronditur jo pak opinioni publik. Më 18 nëntor 2024 14-vjeçari Martin Cani u qëllua për vdekje me thikë në zemër nga një bashkëmoshatar i tij në afërsi të shkollës 9-vjeçare ‘Fan Noli’. I plagosur në këtë konflikt të nisur për motive banale, mbeti dhe shoku i tij.
Një tjetër rast është regjistruar në gusht të këtij viti në fshatin Pirg të Maliqit ku i vdekur mbeti 14-vjeçari Erald Xhejo pasi u qëllua me thikë. Ndërkohë Erion Boba 15 vjeç vdiq disa ditë më parë pas një sherri të nisur nga rrjeti social në Tik Tok. Ai u godit me thikë në zemër nga një 14-vjeçar.
????????????????????
????????????????????
Varferi Injorance = Vetevrasje.