TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Dhjetor 2025, 12:00

Zbardhen dëshmitë e tre të arrestuarve në Vlorë: Xhaka na ka borxh 70 mijë euro

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen dëshmitë e tre të arrestuarve në Vlorë: Xhaka

Është zbardhur dëshmia e tre personave të arrestuar në Vlorë pasi akuzohen se morën peng një person nga Kosova.

Të arrestuarit Julian Zogaj, Orest Çorapaj dhe Vilson Agaj kanë deklaruar para efektivëve të Komisariatit të Vlorës se nuk kanë marrë peng Fisnik Xhakën, por sipas tyre 39-vjeçari iu ka borxh një shumë prej 70 mijë eurosh.

Ata thonë se e kanë mbajtur duke i kërkuar eurot me qëllim që ai t'i paguante borxhin, ndërsa dyshohet se ky borxh ishte për çështje droge.

Sipas dëshmisë së tyre, kosovari ka dalë garant se do t'i dërgojë jashtë vendit një dërgesë, ndërsa shprehen pasi ata i kanë dhënë drogën, ai e ka dërguar jashtë shtetit dhe nuk u ka transportuar.

 

deshmite e 3 te arrestuarve vlore pengmarrje 70 mije euro

Lini një Përgjigje