TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shkurt 2024, 09:52

Lëvizin ende të lirë, eksperti tregon skemën që përdorinin kriminelët shqiptarë të kërkuar nga Interpol 

Shkruar nga Pamfleti

Lëvizin ende të lirë, eksperti tregon skemën që

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa tha se zakonisht kriminelët e kërkuar nga Interpoli zgjedhin kalimin kufitar tokësor.

Sipas tij kjo ndodh pasi është e lehtë që të kalosh pasi jo në pak raste ka policë të korruptuar që u mundësojnë kalimin. Megjithatë Softa tha se nuk përjashtohen raste kur këta persona vijnë edhe nëpërmjet kalimit nga aeroporti.

Pjesa më e madhe vijnë në rrugë tokësore. Ka pasur edhe raste që kanë ardhur nga aeroporti, herë janë ndaluar e herë jo. Ka shumë mënyra për të kaluar kontrollet e për tu kamufluar.

Në përgjithësi ata përdorin identitete të rreme, si pasaportat, ne e dimë që në Shqipëri janë prodhuar dhe vazhdojnë të prodhohen për krijimin e identiteteve të rreme, duke marrë nënshtetësinë e një shteti apo të një tjetri. Kjo ka qenë një mundësi për të kaluar.

Pikat kufitare, mund të qëlloj të kemi njerëz të korruptuar, ne kemi parë rastin kur oficeri i policisë kalonte drogën, hipte në makinë dhe kjo u kap nga pjesa greke jo nga ajo shqiptare se ka pasur bashkëpunim me policinë”,-tha eksperti Softa.

Lini një Përgjigje