
31-vjeçari që plagosi me armë zjarri fqinjin e tij dy ditë më parë, është vetëdorëzuar në polici.
Ngjarja ndodhi të shtunën në rrugën “Haki Shehu”.
I arrestuari është Amarildo Kamberi (Kuçi), i cili akuzohet se ka plagosur Xhevahir Kolaverin.
Gjithashtu është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë e dyshuar se është përdorur për plagosjen si dhe sasi municioni luftarak.
Amarildo Kamberi (Kuçi), më datë 17.02.2024, rreth orës 17:35, në rrugën “Haki Shehu”, Tiranë, është konfliktuar për motive të dobëta, me fqinjin e tij, shtetasin Xhevahir Kolaveri, dhe gjatë konfliktit e ka qëlluar atë me armë zjarri.
Si pasojë shtetasi Xhevahir Kolaveri është dëmtuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje