
Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi u kap me një çantë të mbushur me drogë teksa po shkonte në shtëpinë e tij. Mësohet se autoritetet e kanë vëzhguar 40-vjeçarin shqiptar, i cili trafikonte kokainë, heroinë dhe kanabis në Rodos.
Gjatë kontrollit i janë gjetur 156,7 gramë kokainë, kanabis i papërpunuar me peshë 644,8 gramë dhe një peshore precize, në vendstrehimin e jashtëm dhe në banesën e 40-vjeçarit.
Ndërkohë, ndaj 40-vjeçarit u krijua një dosje për mbajtje , ruajtje dhe trafikim të lëndëve narkotike , e cila u dërgua në Prokurorinë e Rrethit Rodos.
Po ashtu po hetohen dhe dy persona të tjerë të cilët rezultuan se punonin me 40-vjeçarin dhe disa ditë më parë kishin marrë thasë me drogë të cilat i kishte lënë në koshin e plehrave në afërsi të banesës së tij.
Lini një Përgjigje