TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Shkurt 2024, 14:09

"Ngjarja mund të ishte parandaluar", zbardhen detaje të reja nga vetëvrasja e Leonard Farrukut

Shkruar nga Pamfleti

"Ngjarja mund të ishte parandaluar", zbardhen detaje të reja

Detaje të reja janë zbuluar nga vetëvrasja e shqiptarit Leonard Farruku. Ngjarja e rëndë në anijen hotel në Jug të Anglisë ku Home Office e kishte akomoduar mund të ishte parandalur.

Diane Taylor gazetare e "The Guardian" ka treguar se nuk u mor në konsideratë shqetësimi se shqiptari 27 vjeçar kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.

Theksohet se një punonjës social në mënyrë të përsëritur i kishte përcjellë Ministrisë së Punëve të Brendshme shqetësimet kompanisë së kontraktuar nga Home Office (Ministria e Punëve të Brendshme Angleze) rreth shëndetit mendor të Leonardit përpara se ai të dërgohej në anijen hotel por këto shqetësime ishin injoruar.

Punonjësi social ka deklaruar për The Guardin se:"Të gjithë e njihnin Leonardin si 'Faruk'. Ai vuante nga luhatje të rënda të humorit. Ai u braktis prej një kohe të gjatë në çdo drejtim. Unë isha gjithnjë me të dhe vërtetë i shqetësuar për Leonardin ku disa herë ai u përfshi nga kriza të forta të shëndetit mendor”.

I njëjti punonjës social, i cili ishte ndër personat e fundit të takuar prej Leonard Farrukut thekson se: “Janë shumë momente të rëndësishme në këtë histori të cilat duhet të tregohen pasi unë jam i bindur se do të përsëriten përsëri nëse nuk ushtrohet presion tek ata të cilët kanë përgjegjësinë e kujdesit dhe ndihmë dhënies të njerëzve dhe që është detyrë e tyre ta përmbushin siç duhet”.

Më tej në rrëfimin e tij ky punonjës social tregon se Leonard Farruku ishte i frikësuar maksimalisht kur iu tha se duhet të shkonte në anijen hotel dhe kishte refuzuar të shkonte. Ai ishte gënjyer duke e hipur në një makinë dhe iu tha se do ta çonin në një hotel tjetër në qytetin Swindon.

Familja e emigrantit shqiptar Leonard Farruku i cili i dha fund jetës në anijen hotel më 12 Dhjetor 2023 ka kërkuar një hetim të pavarur për atë çfarë ndodhi në akomodimin Bibby Stockholm.

Gazeta 'The Guardian" shkruan se avokatët e familjes të Leonardit i kanë drejtuar një kërkesë ministrit anglez të drejtësisë Alex Chalk ku i kërkojnë që avokati i shtetit për çështjet e burgjeve (PPO) të hetojë vdekjen e tij.

Për avokatin e burgjeve ligji anglez kërkon që ky institucion të hetojë të gjitha vdekjet e emigrantëve në qendrat e mbajtjes të azil kërkuesve por në këtë rast anija hotel ku mbahej Leonard Farruku nuk klasifikohet si qendër e mbyllur ku mbahen emigrantët të cilët e kanë përshkruar si një “burg”.

Në kërkesën e hartuar prej kompanisë avokatore Bhatt Murphy argumentohet se anija hotel duhet të konsiderohet si një qendër ndalimi për emigrantët e në të tilla kushte avokati i burgjeve duhet të iniciojë një hetim të pavarur për rrethanat e vdekjes të Leonard Farrukut./TCH

Lini një Përgjigje