TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Shkurt 2024, 11:20

Shantazhonte dhe u kërkonte vajzave të mitura foto intime, zbardhet dëshmia e 27-vjeçarit: Po bëja shaka!

Shkruar nga Pamfleti

Shantazhonte dhe u kërkonte vajzave të mitura foto intime, zbardhet

Benard Çullhaj ka deklaruar para hetuesve të krimit kibernetik të Tiranës se “po bëja shaka” për të gjitha mesazhet që u ka dërguar vajzave të mitura dhe jo vetëm, përmes rrjeteve sociale.

Atij i janë gjetur me dhjetëra komunikime në celularin që tashmë është në duar të hetuesve, ndërsa të njëjtën praktikë e ka kryer me shumë vajza të tjera, të cilave u ka kërkuar marrëdhënie seksuale dhe u ka hapur profile në emrin e tyre.

Burime pranë krimit kibernetik bëjnë me dije se janë administruar dhjetëra biseda me vajza të ndryshme, të cilave ai u ka shkruar fjalë nga më banalet, kërcënime dhe sharje, të cilat do të shërbejnë si provë në vijimësi të hetimeve për 27-vjeçarin.

Çullhaj u vu në pranga pas kallëzimit të bërë nga një e mitur 15-vjeçare, pasi i kishte hapur profile false në rrjete sociale të miturës dhe e shantazhonte për ti dërguar foto/video intime. Gjithashtu, 27-vjeçari i kërkonte të kryente marrëdhënie seksuale me të.

 

Lini një Përgjigje