TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Shkurt 2024, 12:14

Të dehur dhe nën efektin e drogës, policia publikon bilancin: Në 6 ditët e fundit 8720 gjoba

Shkruar nga Pamfleti

Të dehur dhe nën efektin e drogës, policia publikon bilancin:

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë vijuar me kontrollet në terren, ndërsa për 6 ditë ka ndëshkuar me gjoba mbi 8 mijë drejtues mjetesh.

Mësohet se 17 persona janë proceduar penalisht për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjithashtu janë bllokuar 9 automjete për mungesë të dokumentacionit.

“Nga data 12 deri më 18 Shkurt 2024, ja disa nga veprimtaritë dhe masat e marra:

17 persona janë proceduar për vepra penale në qarkullimin rrugor, me raste që përfshijnë drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, nën ndikimin e lëndëve narkotike, shkelje të rregullave rrugore, dhe korupsion aktiv.

8720 masa administrative janë vendosur gjatë kësaj jave, të ndara në kategori të ndryshme si xhama të zinj, tejkalim i shpejtësisë, mosvendosje e rripit të sigurimit, mosrespektimi i vizave të bardha të kembësoreve, dhe shumë të tjera.

59 masa janë vendosur për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit dhe shkelje të shpejtësisë, me mundësi konvertimi të gjobës në dyfishin e maksimumit.

 9 automjete janë bllokuar për arsye të ndryshme, duke përfshirë detyrime të palikuiduara dhe mungesë dokumentacioni”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje