
Dy banesa në Gjirokastër janë përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Manalat i dytë”, ndërsa banesat janë në pronësi të dy vëllezërve.
Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Mësohet se zjarri ra rreth orës 16:20, ndërsa banesat ishin në pronësi të dy vëllezërve Çlirim dhe Rezart Gjoksi.
Zjarrfikësit janë shprehur se gjatë ndërhyrjes së tyre për të shuar flakët, kanë qenë në rrezik pasi përreth dy banesave kishte municione luftarakë si edhe fishekë të braktisur.
Burime bëjnë me dije se zjarri ka nisur nga çatia dhe dyshohet për shkak të një shkëndije elektrike.
Në banesat e vjetra jetonin gjithsej tre persona, një çift të moshuarish dhe në banesën tjetër vetëm një burrë.
Sapo kanë parë zjarrin ata kanë dalë nga shtëpitë që janë përfshirë menjëherë nga flakët pasi ishin të ndërtuara me dru dhe të amortizuara.
Lini një Përgjigje