TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Dhjetor 2025, 16:08

Kush është “kumbari i madh”? Zbardhen detaje të reja për bandën shqiptaro‑greke, po përgatitej të eliminonte boss‑in e Pireut

Shkruar nga Pamfleti

Kush është “kumbari i madh”? Zbardhen detaje të reja

Zbardhen detaje të tjera mbi goditjen e grupit kriminal shqiptaro-grek, të akuzuar si përgjegjës për tentativën e vrasjes së mafiozit grek Jani Lala.

Sipas mediave greke, grupi rezulton se ishte vetëm pak ditë larg ekzekutimit të një kontrate-vrasjeje ndaj një prej figurave më të rëndësishme të botës së natës në Pire. Bandat kishin shënjestruar një personazh të njohur, i quajtur nga mediat greke si “kumbari i madh”, një figurë e fuqishme që sundonte territore, linja sigurie të klubeve të natës dhe rrjetin e karburanteve në zonën e Pireut.

Sipas informacionit të zbardhur nga hetimet, objektivi i organizatës kriminale ishte një emër i fuqishëm i mafies greke, ish-bashkëpunëtor i ngushtë i Mihalis Zambounis, boss-i i eliminuar në fillim të vitit 2024. Pasi rrjeti u përça, “kumbari i madh” u shkëput dhe u kthye në një lojtar të pavarur – lëvizje që, sipas policisë, krijoi konflikt të hapur me grupin që drejtohej nga Dhimitër Meci (“Dimitrios Metsis” alias “Dimos”), 45 vjeç, shqiptar me profil të gjatë kriminal.

Kush është “kumbari i madh”? Zbardhen detaje të reja

Burime të brendshme thanë për mediat greke se marrëdhënia mes tyre ishte dikur e afërt: “Kur ‘Modeli’ ishte në ekip me Zambounin, aty ishte edhe ‘Dimos’. Pas ndarjes së rrjetit, ‘Dimos’ vendosi ta heqë qafe ish-aleatin e tij, i cili ishte rritur shumë në botën e krimit.”

Policia thotë se grupi kishte përfunduar fazën e vëzhgimit, kishte monitoruar lëvizjet e objektivit me kamera të fshehta dhe ishte gati të kryente atentatin gjatë periudhës së festave të Krishtlindjeve, duke përdorur një Kallashnikov, i cili u gjet më pas në një bazë të tyre në Marina Zeas.

Detajet e grupit

Tre prej tyre janë arrestuar, ndërsa një shqiptar i katërt është shpallur në kërkim. Bashkë me ta janë arrestuar edhe tre shtetas grekë, përfshirë edhe një femër.

Në prangat e “FBI-së” greke kanë rënë Dhimitër Meci alias Dimitrios Metsis, 45 vjec nga Labova e Poshtme e Gjirokastrës, Andrea Brokeri, 32 vjec nga Himara dhe Fatjon Prendi alias Fatjion Prendi, 39 vjec nga Lezha, ndërsa në kërkim është shpallur Vasil Theohari, 31 vjec nga fshati Krongj i Finiqit.

Ata akuzohen se janë autorë të ngjarjes së ndodhur në 16 maj 2025, kur ndaj automjetit të blinduar të 41-vjecarit grek Jani Lala, u qëllua rreth 50 herë me armë zjarri, por pa mundur ta vrasin e as ta plagosin.

Të arrestuarit kishin monitoruar objektivat e tyre me automjete, pasi kishin instaluar kamera të fshehta, duke pasur kështu mundësinë të kishin një pamje 24-orëshe.

Kush është “kumbari i madh”? Zbardhen detaje të reja

Konkretisht, ata kishin parkuar një furgon prodhim italian, përballë karburantit të Lalës, në panelin e kontrollit të të cilit kishin montuar një kamerë.

Më 16 maj, kur Lala doli nga karburanti, ata e panë atë duke përdorur mjetet teknologjike që kishin në dispozicion dhe e sulmuan duke e qëlluar me një Kallashnikov. Dy javë pas përpjekjes së dështuar për të vrarë Lalën në karburantin e tij, të dyshuarit u përpoqën përsëri të regjistronin lëvizjet e tij me të njëjtën makinë në një tjetër karburant që ai kishte në dispozicion. Megjithatë, automjeti u pikas më pas nga një punonjës i pikës së karburantit, ndërsa policia gjeti kamerën e fshehur.

Sipas policisë, të njëjtët individë kishin kryer edhe sulmin me zjarrvënie në një pikë karburanti në Argyroupoli më 23 shkurt.

Një nga të arrestuarit është Fatjon Prendi.

Lini një Përgjigje