TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Nëntor 2024, 11:28

Kush e vrau ndërtuesin Eduart Reçi? Biznesmeni kishte bërë kallëzim për shkak të një konflikti pronësie

Shkruar nga Pamfleti

Kush e vrau ndërtuesin Eduart Reçi? Biznesmeni kishte bërë

Biznesmeni 52-vjeçari Eduart Reci u qëllua me një plumb në kokë, teksa po dilte nga një lokal në afërsi të ‘Rrugës së Elbasanit’ në Tiranë.

Ai u dërgua në spitalin e Traumës pasi u plagos, por ndërroi jetë gjatë natës.

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa nuk ka asnjë gjumë nga autori. Viktima ishte duke folur në telefon në momentin që është qëlluar me armë zjarri. Një kamera sigurie e tregon atë teksa rrëzohet.

Mësohet se 52-vjeçari ka qenë ndërtues pallati dhe nuk është i skeduar për policinë.

Para ca kohëve sipas burimeve, viktima kishte bërë kallëzim për shkak të një konflikti pronësie në zonë për vetëgjyqësi.

Çështja nuk ishte filluar për mungesë elementësh.

Kush e vrau ndërtuesin Eduart Reçi? Biznesmeni kishte bërë

Lini një Përgjigje