TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Prill 2024, 10:07

Kthyen shtëpinë në laborator droge, arrestohet 23-vjeçari në Malësinë e Madhe; në hetim 5 punonjës të OSHEE-së

Shkruar nga Pamfleti

Kthyen shtëpinë në laborator droge, arrestohet 23-vjeçari

Një banesë dykatëshe ishte përshtatur në një laborator të vërtetë droge në Malësinë e Madhe.

Gjatë kontrollit  të ushtruar në një banesë dykatëshe në fshatin Bzhetë, në një ambient të përshtatur me llamba u gjetën të kultivuara 145 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis, 64 llampa, 64 rritës energjie dhe sende të tjera që shërbenin për kultiviminm informoi sot policia e Shkodrës.  

Në pranga një 23-vjeçar, shpallet në kërkim pronari i banesës dhe

Në pranga është vënë Xhoni Gjekaj, 23 vjeç si dhe u shpall në kërkim pronari i banesës Françesk Macoraj 30 vjeç, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike". 

Ndërsa po procedohen penalisht dhe 5 punonjës të OSHEE-së, për “Shpërdorim detyre”.  Ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. C., 35 vjeç, A. H., 51 vjeç, P. Z., 54 vjeç, P. S., 61 vjeç dhe S. H., 55 vjeç, të gjithë punonjës të OSHEE-së.

Operacioni policor antikanabis u kodua “LED”.    

Lini një Përgjigje