
Gjykata e Durrësit ka marrë vendimin për Bahrije Gjinin, gjyshen që rrëmbeu nipin e saj 3-vjeçar nga e ëma. Ndaj 57-vjeçares është vendosur masa “detyrim paraqitje” dhe seanca është mbajtur me dyer të mbyllur.
Kujtojmë se gjyshja pas disa ditësh, ka pranuar të dorëzojë nipin, ndërsa në dëshminë e dhënë për autoritetet. ajo ka thënë se e kishin vendosur së bashku me bashkëshortin e saj ta merrnin dhe ta rrisnin vetë nipin.
Gjyshja ka treguar se ka fjetur në vende të ndryshme gjatë kohës që kishte rrëmbyer djalin 3-vjeçar. Ajo gjithashtu ka thënë se edhe djali tjetër që ndodhet në Belgjikë i ka kërkuar që i mituri të kthehet tek nëna e tij.
“E kemi vendosur së bashku me bashkëshortin tim Rexhepin ta merrnin nipin e ta rrisnim vetë sepse ai është djali i djalit tonë. Në këtë mënyrë të shtunën që shkoi e morëm dhe unë u largova nga shtëpia dhe u nisa për në fshatin tim në Gjinaj të Krumës te prindërit e mi. Atje kam fjetur një natë. Ditën tjetër kam shkuar te Vendi i Mirë në fshatin Buzmadh të Kukësit. Në Buzmadh kam fjetur një natë. Ditën e tretë kam shkuar në Kukës te një kushërira ime ku kam fjetur një natë. Pastaj kam shkuar në Tiranë ku kam fjetur në 4 hotele të ndryshme. Vendosa ta dorëzoj nipin për shkak të ndjekjes së policisë por edhe se një vëlla i imi u arrestua e një tjetër është shpallur në kërkim pasi ata nuk kanë gisht në këtë çështje. Edhe im bir që ndodhet në Belgjikë këmbënguli ta ktheja djalin tek nëna e tij”, ka thënë gjyshja në dëshminë e saj.
Lini një Përgjigje