
Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. Ajo ka mbërritur para pak minutash në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa sipas informacioneve fletëthirrjen e ka në orën 11:00.
Ende nuk dihen arsyet konkrete për të cilat kryebashkiakja e Roskovecit është thirrur në SPAK, por Bufi është kallëzuar nga opozita për dy vepra penale, “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
Po ashtu pak më parë në SPAK u paraqit edhe Kryetari i Bashkisë së Libohovës.
Lini një Përgjigje