TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Maj 2024, 10:29

24-vjeçari humbi jetën teksa po punonte në gurore, arrestohet drejtuesi teknik i firmës

Shkruar nga Pamfleti

24-vjeçari humbi jetën teksa po punonte në gurore, arrestohet
Pas vdekjes së 24 vjeçarit Jurgen Veshi në Brataj të Vlorës teksa po punonte me skrep në një gurore, policia ka vënë në pranga drejtuesin teknik të punimeve.

Në pranga ka rënë Erald Breganaku, për veprën penale 'Shkelja e rregullave të mbrojtje në punë'.

34-vjeçari banues në Tiranë me detyrë drejtues teknik i gurores në fshatin Brataj, sipas policisë dyshohet se nuk ka marrë masat për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë, në këtë gurore.

Policia një ditë më parë shoqëroi disa persona mes tyre edhe administratorin, ndërkohë që gurorja kishte pak ditë që ishte hapur.

Kujtojmë se i riu humbi jetën, pasi e goditi një masiv gurësh, teksa po punonte me skrep në guroren e fshatit Brataj në Vlorë.

gurore drejtuesit teknik arrestohet

Lini një Përgjigje