
Eduart Buçeza është shtetasi që mbeti i plagosur me armë zjarri ditën e djeshme.
Mbrëmjen e së martës në spitalin rajonal të Durrësit ka shkuar 24-vjeçari nga Shënavlashi për ndihmë mjekësore, pasi ishte plagosur në këmbë me armë zjarri.
Mësohet se i riu është plagosur në afërsi të banesës, në rrethana ende të paqarta. Sapo morën njoftimin mbi plagosjen e shtetasit Eduart Buçeza 24 vjeç, në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Pika kontrolli janë ngritur në akse të ndryshme dhe vijon kontrolli i zonës.
Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorit të gatshëm vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes.
Ndërkohë po hetohet dhe mbi konfliktet e mundshme të të plagosurit.
Lini një Përgjigje