TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Nëntor 2024, 10:02

Kërkohej për prodhim armësh dhe plagosje, arrestohet 28-vjeçari në Dobraç; e pëson edhe bashkëpunëtori

Shkruar nga Pamfleti

Kërkohej për prodhim armësh dhe plagosje, arrestohet

Policia e Shkodrës i ka vënë në pranga këta dy persona si të përfshirë në plagosjen e 43-vjeçarit në Postribë në 13 gusht të këtij viti.

Policia në Shkodër ka vënë në pranga një 28-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje. 

Zef Kakija, ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi Lulzim Kakija, 24 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi qëndrimit”, pasi ka thyer masën e sigurisë person me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, .

Policia e Shkodrës i ka vënë në pranga këta dy persona si të përfshirë në plagosjen e 43-vjeçarit në Postribë në 13 gusht të këtij viti.

Ndërkohë është proceduar penalisht drejtuesi i automjetit me të cilin lëviznin dy të sipërpërmendurit.

“Në vijim të kontrolleve bazuar dhe në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim,  Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me  shërbimet e Komisariatit të  Policisë Shkodër, kapën në vendin e quajtur “5 Heronjtë”, në fshatin Dobraç, dhe ndaluan shtetasin Z. K., 28 vjeç, banues në fshatin Mushë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi L. K., 24 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi qëndrimit”, pasi ka thyer masën e sigurisë  person me masë sigurimi “Arrest në shtëpi” .

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi G. S., 43 vjeç, banues në fshatin Ndërlysaj, i cili drejtonte automjetin “Volksëagen Sharon” me të cilin po lëviznin këta dy shtetas”, njofton Policia.

Ngjarja ka ndodhur më datë 13.08.2024, në fshatin Postribë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet disa shtetasve, ka mbetur i plagosur me armë zjarri një 43-vjeçar.

Në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, vijojnë hetimet për të individualizuar përgjegjësinë penale të secilit prej shtetasve të implikuar në këtë rast.', njofton policia.

zef kakija lulzim kakija shkodër dobraç

Lini një Përgjigje