TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Nëntor 2024, 11:18

Kush e fshehu thikën me të cilën u godit për vdekje 14-vjeçari Martin Cani, ekspertët verifikojnë kamerat e sigurisë

Shkruar nga Pamfleti

Kush e fshehu thikën me të cilën u godit për vdekje

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi Shqipërinë  më18 nëntor, pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani me thikë nga bashkëmoshatari i tij.

Mësohet se autori i dyshuar i vrasjes së adoleshentit ka hedhur çantën e shkollës në çatinë e një godine 1 katëshe në rrugën “Fadil Rada”, pas ATSH-së, brenda së cilës është gjetur thika me të cilën u krye krimi dhe librat e tij të shkollës, por jo celulari i tij.

Dyshohet se hedhja e çantës mbi çati është bërë nga vetë i mituri pasi është larguar me vrap pas sherrit që prodhoi një viktimë dhe një të plagosur rreth 200 metër larg shkollës “Fan Noli”.

Çanta është gjetur në mënyrë rastësore nga banorë të zonës dhe sapo kanë konstatuar thikën, është njoftuar policia.

Blutë pritet të verifikojnë kamerat e sigurisë në zonë për të parë nëse ka pasur ose jo bashkëpunëtorë të tjerë për ta ndihmuar për t’u larguar.

Kujtojmë se të rinjtë u përfshinë në një sherr me thika sapo dolën nga shkolla “Fan Noli” ku studionin. Goditja me thikë në zemër rezultoi fatale për Canin. 

Lini një Përgjigje