TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Nëntor 2024, 09:38

Ra në lavatriçen e inerteve, humb jetën në spital 61 vjeçari në Mat

Shkruar nga Pamfleti

Ra në lavatriçen e inerteve, humb jetën në spital 61

Një 61 vjeçar ka humbur jetën tragjikisht teksa po punonte në fshatin Skuraj. Fatmir Haxhiu ka rënë të premten në pjesët e lavatriçes së përpunimit të inerteve në lumin Mat, duke marrë plagë të rënda.

Më pas është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, por ka humbur jetën.

Për ngjarjen është shpallur në kërkim pronari i lavatriçes së përpunimit, ndërsa po hetohen shkaqet.

Sakaq, policia ka bllokuar aktivitetin e kësaj lavatriçeje të përpunimit të inerteve në shtratin e lumit Mat.

Lini një Përgjigje