TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Nëntor 2024, 07:31

Detaje nga vrasja në Tropojë/ Viktima dhe autori ishin shokë, publikohen fotot

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga vrasja në Tropojë/ Viktima dhe autori ishin shokë,

Detaje tronditëse janë zbardhur nga vrasja me armë zjarri mesditën e sotme në Tropojë ku mbeti i vdekur një 43-vjeçar.

Flordian Mulaj, 35 vjeç goditi me armë zjarri 43-vjeçarin Artur Dauti duke e lënë të vdekur në vend.

Por tronditëse është se autori dhe viktima ishin shokë prej kohësh dhe ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa ishin duke konsumuar alkool në lokalin e fshatit.

Nën shoqërinë e njëri-tjetrit dy shokët Flori dhe Artur po konsumonin alkool, ndërsa në një moment kanë filluar konfliktin i cili përfundoi në tragjedi.

Flordiani është ngritur, ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë armën. 

Nuk dihet ende shkaku i shërrit, por dyshohet për motive banale. Forcat Operacionale si dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë së Shkodrës u nisën drejt Tropojës.

"Rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se shtetasi F. M., rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. D., rreth 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje."-njoftoi policia. 

Lini një Përgjigje