
Një tjetër rast i plagosjes me thikë është regjistruar pasditen e sotme. Mësohet se 32-vjeçari Gentian Bajrami ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Durrës. Dyshohet se pas një konflikti të çastit, dy vëllezër Eno Gega dhe Ivo Gega, konkretisht 36 dhe 33 vjeç kanë plagosur me thikë të riun.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorëve ndërsa 32-vjeçari është transportuar menjëherë drejt spitalit të Durrësit.
Kujtojmë se, disa ditë më parë vendi u trondit pasi një 14-vjeçar, nxënës në shkollën "Fan Noli" në kryeqytet mbeti i vrarë nga një bashkëmoshatar pas një sherri për motive banale. Ndërkohë, shoku i tij u plagos dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Plagosën me mjet prerës (thikë) një 32-vjeçar, dyshohet pas një konflikti të çastit, ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorëve të dyshuar.
Rreth orës 18:45, në lagjen nr. 4 Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, dyshohet për motive të dobëta, shtetasit E.G, 36 vjeç dhe I. G. 33 vjeç, (vëllezër) kanë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 32 vjeç.
Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat, të dy vëllezërve për veprime të mëtejshme procedurale.
32-vjeçari është transportuar në spitalin e Durrësit, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje