TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Dhjetor 2024, 22:48

Kapen 700 kg kokainë në Belgjikë, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Kapen 700 kg kokainë në Belgjikë, mes të arrestuarve edhe

Një grup kriminal është goditur pas një operacioni në Antwerp të Belgjikës.

Në pranga ra një shqiptar dhe 4 belgë në kuadër të një operacioni në Antwerp, ndërsa u sekuestrua një sasi prej 672 kilogramë kokaine në një kontejner të ngarkuar me kafe me origjinë nga Kolumbia.

Sipas mediave të huaja, nga hetimet u zbulua një 29-vjeçar, i cili dyshohet se i përkiste një organizate që planifikonte trafikun e një ngarkese kokaine.

Të arrestuarit donin të merrnin sasinë e drogës pasi mbërriti në port.

Ndaj të dyshuarve janë vendosur masat e sigurisë dhe mbi ta rëndon vepra penale e trafikimit të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim.

 

Lini një Përgjigje