TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Tetor 2025, 12:04

“Jam sëmurë, më lironi”/ Mbetet në qeli, GJKKO rrëzon kërkesën e ‘Cinco-s’

Shkruar nga Pamfleti

“Jam sëmurë, më lironi”/ Mbetet në qeli, GJKKO

Ermir Ndreaj, i njohur ndryshe si ‘Cinco’ do të mbetet në qeli. GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Ndreajt për ndryshimin e masës së sigurisë, teksa ai ndodhet në qeli nga muaji korrik 2025.

Ermir Ndreaj, akuzohet për trafik droge, ndërsa dyshohet se ka kontrabanduar tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, duke përdorur kompani “fasadë” për trafikim. Ndreaj kishte kërkuar një masë më të butë sigurie me pretendimin se ishte i sëmurë.

“Kërkuesi Ermir Ndreaj me datë 11.08.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësim i masës së sigurimit”, baza ligjore neni 260/2 i K.Pr.Penale.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 560, datë 13.10.2025, vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës të paraqitur nga personi nën hetim Ermir Ndreaj.

2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për

Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar brënda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Lini një Përgjigje