TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Prill 2025, 18:13

Italia dëbon ‘skifterin’ shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Italia dëbon ‘skifterin’ shqiptar

Një shqiptar është dëbuar nga territori italian, teksa ishte dënuar me burg për vjedhje, ndërsa ndodhej në vendin fqinj, pa leje qëndrimi.

Ai është dëbuar nga policia përmes aeroportit të Bergamos.

Sipas mediave italiane, 29-vjeçari shqiptar, tashmë i njohur në polici për vjedhje, grabitje dhe krime të tjera kundër pronës, pasi ka kryer dënimin me burg pas dënimit të vendosur ndaj tij në tetor 2024, dëbohet për t’u kthyer në Shqipëri.

Në tetor të vitit të kaluar, ai u arrestua për tentativë grabitjeje, ndërsa në bashkëpunim me një person tjetër, u përfshi në një përleshje me pronarin e një shtëpie, në të cilën tentoi të hynte për t’u shpëtuar ekipeve të policisë që mbërritën në vendngjarje.

Lini një Përgjigje